U la e vdekur në derë të spitalit, 18-vjeçarja ishte mbesa e këngëtares në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 19:53
Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u la pa shenja jete në derën e spitalit nga dy të rinj është mbesa e këngëtares në Kosovë Fatlume Popovci.
Ka qenë kjo e fundit e cila, e ka bërë me dije lidhjen që ka me viktimën, në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka prekur me fjalët.
“Moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan”, shkruan këngëtarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku Marigona Osmani, dyshohet se është vrarë në banesën e një dhome. Ajo është lënë pa shenja jete në derën e spitalit në Ferizaj.
Dyshohet se autorë të vrasjes së saj janë dy të rinjët Dardan Krivaqa, 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga.

