Vrasja e 18-vjeçares, qytetarët në Ferizaj ngrihen nesër në protestë kundër dhunës
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës ng dy të rinj, të cilët pasi e kanë vrarë e kanë lënë pa shenja jete para derës së spitali ka tronditur Kosovën.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se pas ngjarjes së rëndë ditën e nesërme do të organizohet një protestë. Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur në protestë qytetarët për nesër në orën 12:00 dhe pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj.
Mediat vendase bëjnë me dije se kjo protestë do të organizohet nga shqiptarët e Kosovës në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.
Gjithashtu do të kërkohet dënimi maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.

