Rriten vdekjet në Kosovë/ 17 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 15:20
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Si pasojë e Covid-19, së fundmi kanë humbur jetën 17 persona.
Sot janë shëruar 278 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566
