Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, vëllai i autorit: Krimi makabër që bëri “vëllai im” na la pa fjalë
Kastriot Krivaqa, vëllai i Dardan Krivaqës, i cili dyshohet si autor kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani, dy ditë më parë, u ka bërë thirrje autoriteteve që të vënë drejtësinë në ved.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai kërkon që institucionet që të japin dënimin e merituar për vëllain e tij, Dardanin.
Ndër të tjera ai thekson faktin se vëllai, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave, i kishte sjellë familjes gjithmonë problem familjes.
Marigona Osmani, e cila është dhunuar deri në vdekje nga 29-vjeçari me të cilin ishte martuar është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Reagimi i Kastriot Krivaqa:
Prinder, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit:
Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI.
Ky Krim Makaber qe e beri “vella im” na la pa asnjë fjal të gjitheve. Vertet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe Lendoi tër Familjen tone.
Gjate tër jetes na ka sjelle Probleme dhe Telashe të pa papara, por asnjeher nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona.
Une si vella i Madhe jame perkujdesur per Familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kame mbet pa Baba, por jame mundu qe “vellaun” ta kshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka ndegjua askend.
Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te
Mobilizon te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe
te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane.
Ne veqanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret.
