Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2021, 12:26
Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë protestës që po mbahej para stacionit të tyre në Ferizaj.
“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha Hajdini citojnë mediat kosovare.