Fier/ Makina me dy punonjësit e sigurisë përfundon në kanal, dyshohet se shoferi pësoi infarkt

Dy persona humbën jetën pasi makina me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal Vaditës në Zonën e Marinzës.

Viktimat, identitetet e të cilëve ende nuk konfirmohen, dyshohet se janë punonjës të një kompanie sigurie që vepron në këtë zonë.

Ata udhëtonin me një makinë fuoristradë tip "Nisan" e cila përfundoi e përmbysur në kanalin e thellë në anë të rrugës.

Burimet thonë se ishte salla e monitorimit të kompanisë së sigurisë që lajmëroi policinë për aksidentin, pasi mjeti nuk po lëvizte më në rrugë.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende nën hetim, por dyshimet janë se shoferi i makinës mund të ketë pësuar infarkt, çka më pas ka bërë të humbë kontrollin e mjetit që doli jashtë rruge e përfundoi në kanalin e Marinzës.

Forcave të Policisë dhe atyre zjarrfikëse iu deshën disa minuta për të nxjerrë dy trupat e pajetë nga makina ku kishin mbetur të bllokuar.

Policia e Fierit ndërkohë thotë se po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik dhe konfirmimin e identiteteve të dy viktimave.

Fier/ Makina me dy punonjësit e sigurisë përfundon në kanal,

Fier/ Makina me dy punonjësit e sigurisë përfundon në kanal,