Pelegrinazhi, Viva Helicopter patrullon mbi malin e Tomorrit për çdo emergjencë

Viva Helicopters  ashtu si çdo vit qëndron në gatishmëri për raste emergjente në Kulmake në Malin e Tomorrit ku janë me mijëra njerëz që vizitojnë teqen e Baba Tomorrit.

Teksa u ka uruan festën besimtarëve, apel ndaj autoriteteve për çdo emergjencë shëndetësore ka bërë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

"Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore".

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.