Ekskluzive/ Viva Helicopter dhe Yldon Media Group sjellin pamje të trafikut në Tomorr, radhë kilometrike makinash
Radhë kilometrike makinash. Kjo ishte panorama që të ofronte sot rruga drejt teqesë së Kulmakut në malin e Tomorrit, 22 gusht 2021.
Viva Helicopter dhe Yldon Media Group sjellin pamje ekskluzive nga bllokimi i trafikut që vijon prej orësh.
Mijëra pelegrinë janë bërë pjesë e festimeve në malin e Tomorrit.
Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të.
Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pelegrinëve në rrugë dhe nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.
Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.
Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.

