Misteri i vrasjes me plumb në kokë, ekzekutori i Xhuljan Bullarit në Vlorë dyshohet se ishte në makinë
Motivet e ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës, mbeten mister, sikurse të panjohur për momentin mbeten edhe ekzekutorët. 10 persona janë marrë në pyetje nga policia në orët e fundit, mes të cilëve familjarë të viktimës por dhe dëshmitarë, por deri më tani nuk ka konfirmim per persona të dyshuar.
Ekzekutimi i 25-vjeçarit, Xhuljan Bullari, në Babicë të Vlorës, mbetet i mbuluar nga të panjohural.
Të paqarta janë motivet e vrasjes me plumb në kokë, që deri më tani nuk ka autor.
10 persona janë marrë në pyetje nga policia në orët e fundit, mes të cilëve familjarë të viktimës por dhe dëshmitarë.
Policia tregohet e rezervuar në detaje për deklarimet e tyre dhe nëse dëshmitë i kanë ndihmuar zbardhjes së ngjarjes.
Bazuar tek të dhënat në skenën e krimit, vrasësi dyshohet se ishte si pasagjer brenda makinës ku Xhuljan Bullari u ekzekutua.
Sipas ekspertizës, u qëlluan të paktën 4 plumba, nga të cilët 3 e kapën 25 vjeçarin në trup e kokë dhe 1 tjetër dëmtoi xhamin e makinës.
Ende mbeten të paqarta motivet që e çuan të riun me banim në Tiranë deri në fshatin e Vlorës, mbrëmjen e së shtunës, kohë kur edhe është vrarë.
Dyshimet e forta janë se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, por nuk përjashtohen as mundësitë që konflikte të çastit të lindura aty për aty.
Sipas dëshmisë së familjarëve, Xhuljan Bullari po përgatitej për të udhëtuar nga Vlora drejt Italisë me destinacion Gjermaninë.
Ata kanë konfirmuar se Xhuljan Bullari ka qenë i dënuar për trafik klandestinësh, por nuk kanë pasur dijeni për konflikte.
Në funksion të hetimit, policia e Vlorës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve në zonë për të gjurmuar lëvizjet e makinës brenda të cilës u gjet i vrarë 25-vjeçari.
Mjeti rezultoi i rregullt dhe në pronësi të një gruaje, banorë e Tiranës, e cila po ashtu pritet të merret në pyetje.
