Zjarrvënësit nuk ndalen/ Zjarr i qëllimshëm në pyllin e Sodës, vatra aktive në veri
Një vatër e dyshuar e qëllimshme u shfaq të dielën në Pyllin e Sodës në Vlorë, ndërsa më problematike situata mbetet në bashkitë veriore.
Një zjarr që paraprakisht dyshohet se Ishte i qëllishëm u shfaq të dielën në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Të ndihmuara nga era flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte, ndërsa preku edhe pishat.
Për të vënë zjarrin në kontroll krahas 10 forcave zjarrfikëse me dy makina, u angazhuan edhe banorë e zonës.
Në Patos një zjarr u shfaq në afërsi të një pusi nafte në fshatin Kuqar, ku situata u vu nën kontroll pa e rrezikuar.
Sipas ministrissë së Mbrojtjes vatra aktive zjarresh kishte në në 6 bashki të vendit dhe situata mbetet më problematike në Veri.
Maja e Rrunës në Kukës vazhdon të digjet tashmë prej më shumë se 2 javës, ndërsa puna nga toka dhe ndërhyrjet nga ajri me helikopterin Holandez nuk po japin efektin e pritur.
Zjarri në Parkun Korab - Koritnik është izoluar plotësisht, ndërsa situata është nën monitorim.
Vatrat në Thirrë dhe Katund të Vjetër dhe thirrë të mirditës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat, ashtu sikurse zjarret ende aktive në Malësi të Madhe, Fushë Arrëz dhe Dibër.

