Tragjike në Greqi/ 9-vjeçarin shqiptar e zë korenti pasi u fsheh pas kondicionerit ndërsa luante me shokët

Një 12-vjeçar me origjinë shqiptare pati një fund tragjik mbrëmjen e së shtunës vonë në Zakynthos të Greqisë, pasi humbi jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Mediat greke raportojnë se 9-vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij në një hotel, ndërsa ishte fshehur pas një kondicioneri të madh.

Protothema.gr  shkruan se në atë moment ikën dritat dhe i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit, e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike.

Ndonëse i mituri u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.