Vodhi lokalin në Lushnje, arrestohet 43-vjeçari, procedohen edhe familjarët që kundërshtuan shoqërimin
Një 49-vjeçar në Lushnje është arrestuar për vjedhjen e një lokali në pronësi të shtetases T. H.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "18 Tetori". I arrestuari është shtetasi Gazment Kiptiu, banues në Lushnje dhe i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R.Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu.
Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale "Vjedhje", "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik".

