Bektashinjtë dynden drejt Tomorrit, prej 4 orësh rruga që të çon në teqenë e Kulmakut e bllokuar
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 22 Gusht 2021, 09:15
Vërshimi i besimtarëve bektashinj për tu bërë pjesë e festimeve kulmore këtë 22 gusht të ditëve të pelegrinazhit në malin e Tomorrit ka shkaktuar kaos me trafikun.
Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet në videot e siguruara nga Ora News, rruga që ngjitesh për në teqenë e Kulmakut është terësisht e bllokuar.
Situata është e tillë prej katër orësh dhe nuk kalon asnjë mjet.
Dhe pse një investim i kohëve të fundit, aksi është shumë i ngushtë, njëkalimsh.
Nuk dihet sa do të zgjasë ky bllokim.




