Makina del nga rruga në Elbasan, plagosen dy të rinjtë që udhëtonin në mjet

Makina del nga rruga në Elbasan, plagosen dy të rinjtë që
Arkivë

Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Elbasan gjatë mbrëmjes së të shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në fshatin Balëz, ku shtetasi R.L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur ai si dhe është pasagjeri shtetasi B.Xh., 14 vjeç.

Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.