Radhë kilometrike në Kapshticë edhe këtë të dielë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2021, 14:05
Vijojnë radhët kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas informacioneve nga kjo pikë bëhet e ditur se problem ka qënë pala greke e cila e ka nisur punën me një sportel, duke krijuar rradhë të gjata pritjesh nga qytetarë të ndryshëm që kthehen për në Greqi.
Aktualisht sipas informacioneve zyrtare nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës situata është normalizuar.
Mësohet se është vetëm 1 km radhë nga automjetet që po presin të cilët do të vonohen në varësi të procedurave që ndiqen për shkak të COVID.
Të dyja palët aktualisht po punojnë me sportele maksimale.

