Policia gjen kanabis në dy banesa në Malësi të Madhe, arreston një 23-vjeçare dhe një të mitur
Sekuestrohen 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë në Shkodër. Në prangat e policisë kanë rënë E. M., 23 vjeçe si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, të dy banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç, familjarë të shtetases së arrestuar, si dhe M.P, 48 vjeç, babai i 15 vjeçarit.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë.
Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23-vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit , Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15-vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
