Krapi i Prespës nuk shitet/Pusteci mbijeton me peshkim, kultivim çaji dhe pak turizëm

Bashkia e Pustecit dhe fshatrat buzë Prespës vlerësohen mes zonave më të bukura por njëherësh më të varfëra në juglindje. Banorët e mbetur jetesën e sigurojnë kryesisht me peshkim dhe kultivim të çajit, ndërsa pavarësisht potencialeve, turizmi është pak i zhvilluar.

Peshkimi, është një prej aktiviteve me të cilin mbijetojnë banorët e Pustecit, krahas turizmit pak të zhvilluar dhe kultivimit të çajit.

Todi Jono, është një prej banorëve që jetën e ka lidhur me liqenin e Prespës.

"Me peshkim kam 20 vjet që merrem, është nga sektorët më të vështirë por më ka pëlqyer shumë."

Krapi është peshku më i famshëm i zonës.

Sezoni i peshkimit ka qenë i mbarë, por fitimet sipas peshkatarëve jo aq të kënaqshme.

Çmimet ndryshojnë shumë sipas sezonit.

"Më përpara ka qenë 5 mijë lekë, sasi peshku kishte pak por shumë kërkesa. Tani që ka rënë numri i njerëzve dhe peshku ëahtë shtuar, ka rënë çmimi. Një pjesë e peshkut shitet, pjesa tjetër kriposet dhe e shesim dimrit."

Në Pustec numërohen rreth 70 peshkatarë të licensuar.

Shqetësim kryesor kanë mungesën e një pike grumbullimi.

Todi Jono, thonë së në një ditë një prej tyre mund të kapë deri në 60 kilogram peshk, ku një pjesë e mirë shkon dëm.

Pusteci dhe fshatrat e tij buzë të Prespës, vlerësohen mes zonave më të bukura por edhe me të varfëra të juglindjes.

Krapi i Prespës nuk shitet/Pusteci mbijeton me peshkim, kultivim