Aksidenti i trefishtë në Mamurras, plagosen 3 persona

Një aksident i trefishtë është regjistruar sot, 21 gusht në Fushë-Krujë.

"Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Adriatikut ."

Në aksident janë përfshirë 3 automjete ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, informom policia.

Të plagosurit anë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.