Pluhur në verë e baltë në dimër, rruga e llixhave në Peshkopi në gjendje të mjerueshme
Ndonëse është lagjja më e frekuentuar në Peshkopi për shkak të ujërave termik që ka, rruga e lagjes së Llixhave është në gjendjen të mjerueshme.
Në verë pluhur e në dimër e mbuluar nga balta, ndërsa banorët thonë se pavarësisht shqetësimeve të ngritura në vazhdimësi autoritet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të rehabilituar këtë segment rrugor.
"Është premtuar disa herë dhe nuk është bërë gjë."
"Rruga është në gjendje katastrofë, mbeturinat janë në rrugë, pluhuri."
Problem mbetet edhe prania e mbeturinave në të gjithë gjatësinë e këtij aksi.
"Më problem se rruga nuk ka. S'kanë kalamajtë ku të ecin, koshi i mbeturinave vjen erë, na mbyti.''
Për drejtuesit e mjeteve kjo rrugë është një gangrenë ndërsa dëmë të medha I shkakton edhe biznesit të zonës.
"Rruga i penalizon shumë këto biznese. Kjo është e vërteta e hidhur e kësaj lagjeje."
