Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit

Vijon pelegrinazhi në malin e shenjtë të Tomorrit. Festa që nis prej datës 18 gusht përfundon në datën 25 gusht por kulmon më 22 gusht.

Për pesë ditë rresht, besimtarët vizitojnë vendet e shenjta, ndjekin ritualet e festës së Abaz Aliut dhe dëgjojnë fjalimet e klerikëve të tyre mbi historinë e shenjtërimit të baba Tomorrit dhe veprat e shenjtorëve bektashi.

Luten e ndezin qirinj në varrin e shenjtorit "Abaz Ali", e bëjnë kurban duke kërkuar më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre.