Lezhë, radhë të gjata për aplikimet e kartave biometrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2021, 15:32
Radhë të gjata dhe kaos. Kjo është situata në zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti ne Lezhë.
Kjo problematike vijon prej javësh, pasi kthimi i emigranteve ka shtuar kërkesat për dokumente biometrik.
Qytetaret kërkojnë shtim te sporteleve te aplikimit për te shmangur pritjet e gjata te cilat janë kthyer ne shqetësim për ta.
"Ka vetëm 1 sportel, nuk po punojnë. Nuk ecën puna."
Në bashkinë e Lezhës janë vetëm dy qendra aplikimi për pasaporta biometrike dhe karta identiteti, ndaj dhe kjo situatë kaosi, përsëritet thuajse në çdo sezon veror.

