Video/ Shkrumbohet makina në dalje të tunelit të Elbasanit

Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në dalje të tunelit  Tiranë-Elbasan.

Mjeti  tip "Benz", me drejtues shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti  është djegur pjesërisht .

Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.