Shifrat e të infektuarve me Covid-19 po pësojnë rritje ditët e fundit

Shifrat e të infektuarve me Covid-19 po pësojnë rritje ditëve të fundit.

Nga të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë në të gjithë Shqipërinë janë 4615 pacientë aktivë me coronavirus , nga të cilët 60 janë të shtruar në spitalin infektiv ku po marrin trajtim të specializuar.

Ministra raporton se është vënë re një rritje e incidencës 2-javore në grupmoshën mbi 55 vjeç, por ka dhe një rritje tek të rinjtë, pa përjashtuar rastet e infektimeve me variantin Delta të virusit.

Ndërkohë që institucionet shëndetësore nuk kanë reshtur së bëri thirrje për të gjithë personat mbi 18 vjeç për t’u vaksinuar duke shfrytëzuar kështu muajin Gusht i cili është muaji i hapur për vaksinimin masiv.

Krahas qendrave të përqendruara të vaksinimit, njësive lëvizëse apo dhe qendrave shëndetësore në Tiranë në shërbim të procesit të vaksinimit janë vendosur dhe poliklinikat e specialiteteve në kryeqytet.

Deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë kryer në total 1 366 199 vaksinime.