Viti i ri shkollor, 1 apo 27 shtator? Ja çfarë thonë nxënësit

Viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë me 27 Shtator. Këtë njoftim e ka bërë ministrja e arsimit Evis Kushi. Megjithatë shkollat do të jenë të hapura nga data 1 shtator për mësimin plotësues ,por jo me detyrim.

Por çfarë do të bëjnë fëmijët do të ndjekin shkollën me 1 shtator apo 27 shtator?

Të vegjlit thonë se do të shkojnë në shkollë që në ditën e parë të shtatorit, jo vetëm për të rikuperuar njohuritë e marra gjatë mësimit online, por edhe për të takuar shokët dhe mësuesit.

"1 shtator, sepse dua t'i kap më shpejt mësimet, të takoj mësueset dhe shoqet."

"Do shkoj më herët, që të marrë më shumë mësime. Mësimi online është shumë i vështirë, në klasë është shumë më i thjeshtë."

Ka dhe nga ata të cilët do të ulen në banka më vonë.

"Nga data 13 mund ta filloj shkollën, jo 27."

Megjithatë prindërit argumentojnë se rikthimi sa më shpejte në klasa do ishte gjëja e duhur, duke marrë parasysh mangësitë në mësimdhënie gjatë pandemisë.

"Mendoj se është vendim i mirë, sepse fëmija parapërgatitet për të shkuar në shkollë."

"Shumë mirë bëjnë, fëmijët  duhet të mbulojnë prapambetjet që kanë pasur në mësime."

Ministria e Arsimit ka bërë me dije se mësuesit dhe stafet shkollore do të jenë në shkolla me kohë të plotë, që me datën 1 shtator,pavarësisht vendimit të nxënësve për të ndjekur apo jo mësimin në klasa.