"Kanadaja nuk do ta njohë qeverinë talibane", kryeministri: Janë organizatë terroriste
Kanadaja refuzon të njohë talibanët si qeveri legjitime në Afganistan, tha të martën 17 gusht kryeministri Justin Trudeau
Trudeau shtoi se qeveria e tij është e angazhuar të sjellë "në javët e ardhshme" mijëra afganë në Kanada.
"Ata kanë marrë përsipër dhe kanë zëvendësuar një qeveri demokratike të zgjedhur siç duhet me forcë, ata janë një organizatë terroriste sipas ligjit kanadez," u tha Trudeau gazetarëve.
"Fokusi ynë tani është në nxjerrjen e njerëzve nga Afganistani."
Edhe kreu i Partisë Konservatore Erin O'Toole njoftoi të hënën se nëse partia e tij formon qeverinë e re nuk do të njohë qeverinë talibane.
"Përdorimi i forcës nga talibanët është plotësisht i papranueshëm dhe kjo është arsyeja pse sot po njoftoj se një qeveri konservatore nuk do t'i njohë talibanët si qeveri legjitime të Afganistanit," tha ai në një deklaratë.
Trudeau theksoi se përparësia e menjëhershme iu dha operacioneve të evakuimit.
