Lukaku flet në Twitter, përshëndet përmes një postimi tifozët e Interit

Më mirë vonë se kurrë. Romeo Lukaku ka vendosur të përshëndesë përmes një postimi në Twitter tifozët e tij të interit.

Mesfushori belg pas kalimit te Çelsi kishte zgjedhur të qëndronte në heshtje deri më sot çka ka sjellë mjaft kritika ndaj tij

"Faleminderit që më bëtë të ndihem sikur të jem një prej jush. Faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpi. Faleminderit për mbështetjen e pakufishme dhe dashurinë që më dhatë çdo ditë. Faleminderit që më moticuat edhe më shumë pas vitit të parë. Kur arrita te ju kuptova menjëherë se do të ndihesha mirë në këtë klub. Dashuria dhe pritja ishin nisja e një historie te shkëlqyer."

Lukaku shton se sa herë ka zbritur në fushë ka dhënë nga maksimumin e tij për të nderuar bluzën dhe për të arritur fitoren.

Por duke shtuar se shpreson që tifozët e interit ta kuptojnë shton se kjo është fund ii një historie dhe se është Shansi i jetës së tij.

Në 7 gusht lukaku nënshkroi kontratën me chelsin dhe transferta e tij kushtoi plot 115 milionë euro.