Manaj nis te Barcelona, lojtari i kombëtares shqiptare do jetë sot në fushë

Lojtari i kombëtares shqiptare Rei Manaj do të ketë mundësinë të jetë sot në fushë me fanellën e Barcelonës në ndeshjen ndaj Sociedad.

Madje Katalanasit në nisjen e sezonit të ri në La Liga, kanë publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar, ku i 14 renditet emri i sulmuesit të lindur në Lushnje.

Mediat bëjnë të ditur se Manaj do të mbajë në fanellë numrin e Coutinhos duke e lënë ende të lirë fanellën e lënë në prej Leo Mesit.

24-vjeçari, është në dispozicion të trajnerit Kuman, teksa alternativat e pakta në repartin ofensiv, i kanë rritur ndjeshëm shanset për një aktivizim të mundshëm të shqiptarit, në përballjen ndaj Sosiedadit.

Bomberi i kombëtares shqiptare ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me Barcelonën dhe klauzola e tij, është e frikshme.

 Plot 50 milion euro duhet të paguajnë skuadrat e tjera për firmën e Manaj, pasi kjo është klauzola që Barcelona ka vendosur.