Abraham te Roma, zyrtarisht do të jetë pjesë e ekipit të drejtuar nga Murinjo
Roma ka arritur të mbyllë marrëveshjen për blerjen e numrit nëntë.
Tami Abraham zyrtarisht do të jetë pjesë e ekipit të drejtuar nga Zhoze Murinjo, duke zëvendësuar Edin Xhekon, tashmë të larguar drejt Interit.
Sulmuesi i Çelësit, pas zbarkimit në mesditë në kryeqytetin Italian dhe kryerjes së vizitave mjekësore do të nënshkruajë kontratën me verdhekuqtë që do të ketë vlerë deri në vitin 2026.
Mediat italianë shkruajnë se transferimi i Abraham është ndër më të shtrenjtat për ekipin me plot 42 milionë euro. Sulmuesi anglezi, sipas kontratës do të marrë 5 milionë euro neto në vit.
Por saktësohet se Çelsi ka ruajtur mundësinë për ta riblerë lojtarin, pas sezonit të dytë, për në shumë prej 80 milionë euro.
Sulmuesi 23-vjeçar në të kaluarën është aktivizuar si i huazuar edhe me Bristol Sitin, Suonsin dhe Aston Vilën.
