Nën shenjën e Benzema. Real Madridi i Ancelottit e nis me fitore La Ligan
Me çdo trajner né krye, një lojtar si Karim Benzema nuk mund ta ndalojë askush që të shënojë.
Real Madridi i ri me Ancelottin në krye e nis me fitore kampionatin spanjoll ku mes shumë problemesh, më së shumti ekonomike, arrijnë të triumfojnë falë Karim Benzema në transfertën me Alaves me rezultatin 4-1.
Sulmuesi francez me dy gola personal udhëhoqi madrilenët drejt 3 pikëve të para dhe gjithçka ndodhi në pjesën e dytë.
Me një fraksion të parë të vakët, Bale-Hazard e Benzema reagojnë në 45 minutat e dyta, ku që në 48' kaluan në epërsi me francezin e më pas në 56' dyfishuan me Nachon. Duhej sërish një aksion individual i Benzema për të mbyllur ndeshjen me golin e tretë teksa goli i Alaves shërbeu sa për statistikë.
Në fund, i futur në pjesën e dytë pati vend edhe për një gol të Vinicius Juniors që mbylli sfidën me fitoren 4-1.
Nis kështu me fitore të rëndësishme sezoni i Ancelottit në krye të Real Madrid, në pritje të ndonjë surprize nga merkato në ditët e fundit para se të përfundojë.
