Besojeni apo jo, peceta që Messi fshiu lotët, del në ankand për 1 milionë dollarë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2021, 12:18
Futbolli ka shumë surpriza, të papritura, emocione e gjithashtu çmendurira.
E tillë është edhe ajo që po ndodh me një ankand të çuditshëm, e vështirë për ta besuar.
Peceta që Messi fshiu lotët dhe hundët në lamtumirën ku ai u emocionua dhe u përlot, është përvetësuar nga një fans i tij dhe ka përfituar për ta nxjerr në ankand.
Çmimi nuk është nga ato simbolikët por plot 1 milionë dollarë për një kartopecetë.
Në fakt pronari që e ka nxjerrë në ankand e ka dhe një arsye dhe përshkrim të fortë sepse sipas tij ajo mund të përdoret për të klonuar një talent si Messi pasi ka material gjenetik të asit argjentinas.
Çmenduri apo gjeni ky tifoz? Ja pra që futbolli dhuron dhe gjëra të tilla...
