Pamje të rënda/ Luftëtari taliban qëllon pa mëshirë mbi qytetarin që përpiqet të hyjë në aeroportin e Kabulit

Situata në Afanistan sa vjen e po agravohet.

Një video e një burri të armatosur të paidentifikuar që gjuan mbi një civil që përpiqej të hynte në aeroportin ndërkombëtar në Kabul të hënën, 16 gusht është bërë virale në platformat e medieve sociale.

Në videon katër sekondëshe, një burrë i paidentifikuar i veshur me rroba të zeza shihet duke qëlluar mbi një person që po përpiqej të ngjitej në mur dhe të kalonte në aeroport.

Videoja u nda nga Saad Mohseni, i cili është drejtor i MOBY Group, shtëpisë mediatike e cila gjithashtu zotëron agjencinë e lajmeve televizive afgane TOLO News.

“Një luftëtar taliban po qëllon një burrë që përpiqet të hyjë në Aeroportin e Kabulit. #Afganistan”, ka shkruar ai.

Kabuli vazhdon të jetë dëshmitar i kaosit teksa civilët përpiqen të largohen nga Afganistani nga frika se talibanët do ta kthejnë kombin në atë që ishte midis 1996 dhe 2001, kur grupi terrorist sundoi vendin.