PSG fiton pa Messin dhe Neymar por Mbappe vërshëllehet nga tifozët
Ende pa nisur mirë sezoni i PSG, tifozët kanë vendosur të dalin në anën e klubit dhe jo të Mbappe. Sulmuesi u vërshëllye nga tifozët kur u njoftuan emrat e formacionit për sfidën ndaj Strasbourg me Mbappe i cili nuk falet për rezistencën e tij për të mos rinovuar kontratën me klubin.
Gjithsesi me kalimin e minutave edhe kjo situatë u kalua përkohësisht teksa Icardi që në 3' kaloi në avantazh parizienët ndërsa Mbappe e Draxler duket sikur mbyllën ndeshjen me dy gola të tjerë në 25' e 27'.
Në pjesën e dytë, Gameiro në 53' dhe Ajorque në 62' i futën frikën vendasve me dy gola për Strasbourg që gjithsesi nuk rrezikuan fitoren e PSG-së, sepse Sarabia mbylli llogaritë me golin e katërt.
Në pritje të kompletimit të yjeve, të cilët u prezantuan në "Parc de Princes", para ndeshjes, Pochettino duhet të rregullojë ende disa balanca e gjithashtu Mbappe duhet të vendosë se çfarë do tê bëjë me të ardhmen.
