Video/ Inter, Juventus dhe Milan fitojnë miqësoret e fundit para startit të Serisë A
Interi i Inzaghit mposhti 3-0 Dinamon e Kievit në miqësoren e fundit përpara se të nisë mbrojtjen e titullit në Serinë A.
Me përforcimin e fundit në merkato, Edin Dzeko, zikaltërit bënë paraqitje të mirë teksa boshnjaku shënoi menjëherë bashkë Barellan dhe Sensin.
Ndërkohë Juventusi i Allegrit pati një test të vështirë ndaj Atalantës në "Allianz Arena", duel të cilin arriti ta fitonte 3-1 falë golave të Dybalas, Bernardeschit dhe Moratas.
Gjimshiti e nisi titullar për zikaltërit dhe u zëvendësua në pjesën e dytë ndërsa golin e miqve e shënoi Muriel.
Edhe Milani zhvilloi një test të fundit para se të luajë ndeshjen e parë në Serinë A dhe ndaj Panathinaikos, kuqezinjtë e Piolit fituan 2-1.
Protagonist sërish Olivier Giroud i cili me një dygolësh në pjesën e parë i dha drejtim ndeshjes kurse Pioli bëri shumë ndryshime në pjesën e dyte duke provuar pothuajse të gjithë lojtarët.
Roma gjithashtu fitoi miqësoren e fundit të saj, 5-0 ndaj Raja Club teksa Lazio barazoi 1-1 me Sassuolon.