Qato: Trajneri më krijoi të gjitha kushtet, por në Angli kam fjetur 6 muaj në palestër
Në një intervistë për Ora News, boksieri Kreshnik Qato u shpreh se Trajneri mi ka gjetur kushtet e hotelit dhe palestrës shumë të mira, por unë i thash jo sepse donte që t'i vërtetonte se kisha ardhur në Angli vetëm për boks.
Ai shtoi se vinte nga një përgatitja për lojërat olimpike dhe fati e nxori që të shkonte në Angli për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë.
Qato: Trajneri mi ka gjetur kushtet e hotelit dhe palestrës shumë të mira, por unë i thash JO. Do ja të rrija në palestër sepse kisha ardhur vetëm për boks. Do flemë me doreza dhe do të çohemi me doreza. Edhe ai vetë e pa që kisha ardhur vetëm për boks. Unë kam jetuar 6 muaj në palestër.
Ideja është që t'i krijoja bindjen se ne vitin 2000 ne nuk kishim asgjë. Unë vija nga një përgatitja për lojërat olimpike. Fati më nxori që shkova në Angli për të përfaqësuar denjësisht.
