Shqipëria ka një kampion bote në kickbox, Ferit Keta fiton titullin në Kalanë e Bashtovës

Në një monument historik, Ferit Keta shkruan historinë. Luftëtari kuqezi, arriti që në një përballje historike në Bashtovë, të fitojë gjerdanin e artë botëror të Fedetarës IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me nokaut holandezin Blokland.

Një fitore kjo që i jep Ferit Ketës suksesin e 15-të rdhazi në ring i pamposhtur me zero humbje.

Teksa përballë kishte një rival me eksperiencë dhe tepër të fortë si Blokland i cili numëronte 44 ndeshje, me 24 fitore dhe 16 humbje, Keta dominoi në ring, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren dhe në raundin e tretë i dha edhe goditjen fatale duke e rrëzuar në ring.

Është i artë tashmë Ferit Keta i cili i jep Shqipërisë një titull të artë dhe një kampion bote në kickbox.