Kreshnik Qato: Falenderoj Ora News dhe Ylli Ndroqin për mbështetjen gjatë karrierës time

Në një intervistë për Ora News, boksieri Kreshnik Qato u shpreh se Ora News dhe Z. Yllli Ndroqi e kanë mbështetur gjithmonë në iniciativat e tij sportive.

Ai shtoi se në çdo ndeshje që kam bërë në Shqipëri kanë qenë shumë të vështira, pasi pasur shumë emocione të forta, sepse boksi ka qenë jo shumë i zhvilluar në vendin tonë.

Qato: Unë me Ora News ndihem si një familje. Z. Ylli Ndroqi më ka mbështetur gjithmonë në iniciativat e mia në mënyrë që të jem pranë sportdashësve. Karriera ime ka qenë e mbushur me shumë emocione. Edhe sot e kësaj dite, i shoh njerëzit që kanë emocione për aktivitete, ku në të cilat ka ndihmuar edhe z. Ndroqi.

Çdo ndeshje që kam bërë në Shqipëri kanë qenë shumë të vështira. Kam pasur shumë emocione të forta, sepse boksi ka qenë jo shumë i zhvilluar në vendin tonë. Përgatitja fizike ka qenë shumë e madhe. Kemi pasur edhe një ego të keqe që nuk donin të humbim. Për mua kjo është realizuar me sukses.