Qato: Në 2004 ika në Ukrainë me para borxh nga trajneri, më tha nuk i dua mbrapsht, dua titullin

Në një intervistë për Ora News, boksieri Kreshnik Qato u shpreh se në vitin 2004 kur shkoi në Ukrainë nuk ishte as një mbështetje dhe është nisur me para borxh nga trajneri.

Ai shtoi se trajnerit i tha që të vërë dorën në zemër kur të vihet himni dhe vetëm të luajë buzët, sepse nuk kishte person tjetër as të mbante flamurin shqiptar.

Qato: Nuk isha mbështetje. Unë në vitin 2004 jo vetëm kam ikur me para borxh nga trajneri im, por ai më bëri një marrëveshje që të mos mi merrte ato para, por më tha që donte vetëm titullin. Kjo më shtyu më shumë. Në Ukrainë kur shkova kisha vetëm 2 tifozë; partneren time dhe trajnerin tim. Mendoja me veten se të kisha një njëri së paku që të mbante flamurin shqiptar.

Më ka ngelur në mendja që trajnerit tim i thanë që të vërë dorën në zemër kur të vihet himni dhe vetëm të luajë buzët. Ai më thotë që nuk di himnin anglez, jo më atë shqiptar. Fati im është që e fitova dhe pastaj pata rastin të njihem me z. Ylli Ndroqi dhe të shkoj aty ku arrita.