Debutim fantastik për Liverpool. Jota-Firmino-Salah dhurojnë spektakël ndaj Norwich të Rashicës
Skuadrat e mëdha nuk falin në nisjen e Premier League. Pas Man. United e Chelseat, është radha e Liverpool që të shkëlqejë në ndeshjen e parë teksa mundi 3-0 në transfertë Norwich, ekipin e Milot Rashicës që erdhi nga Championship.
Me Van Dijk titullar dhe plotësisht të rikuperuar, Jurgen Klopp ka tashmë skuadër të plotë dhe mund të bëjë lojën që ai do dhe menjëherë Diogo Jotanë 26 i dha avantazhin “The Reds” ndërsa në pjesën e dytë menduan Firmino dhe Salah për ta mbyllur takimin me rezultatin e pastër 3-0.
Një nisje fantastike që duket se ka lënë pas atë sezon plot me ulje ngritje të Liverpool vitin e kaluar e duket se këtë vit do të thotë fjalën e saj në luftën për titull.
Ndërkohë që për Milot Rashicën ishte ndeshja e parë në Premier League pas transferimit të kësaj vere nga Werder Bremen dhe duhet thënë se bëri mjaftueshëm teksa u zëvendësua në minutën e 77’ por ka ende një sezon të gjatë përpara për të treguar aftësitë e tij në këtë aventurë të re.
