Barcelona nuk ka mbaruar ende me Messin, i detyrohet 52 mln Euro ish kapitenit

Barcelona dhe Messi u ndanë për shkak të parave dhe krizës së fortë që po përjeton klubi katalanas por llogaritë mes tyre ende nuk janë mbyllur.

Sipas gazetës katalanase, "Sport",
Barça i ka borxh Messit 52 milionë euro, një shumë e konsiderueshme që duhet t'ia shlyej në një formë me patjetër.

Shifra korrespondon me pagesën e shtyrë të rrogave të lojtarëve të skuadrës që u ra dakord gjatë kohës së Bartomeut si president.

Ai pakt u arrit për të përballur situatën serioze ekonomike që klubi po kalon që nga pandemia covid-19.

Avokatët e klubit dhe lojtari argjentinas po negociojnë pagesën e këtyre 52 milionëve, të cilat Barça do t’i paguante gjatë këtij viti dhe në 2022.

Për më tepër, SPORT thekson se kjo shumë nuk korrespondon me një bonus besnikërie të supozuar për lojtarin që ndoshta mund të jetë një tjetër faturë për t'u paguar.

Kjo faturë e rëndë për Barcelonën vjen si rezultat i menaxhimit nga ish presidenti Bartoneu i cili sezonin e kaluar arriti me disa futbollistë të skuadrës një marrëveshje, me anë të së cilës ata ranë dakord të ulin pagën e tyre me kushtin që këto para t'i merrnin në sezonet e ardhshme për të ndihmuar financiarisht klubin e që në fakt tani e rëndon më shumë.

Tani kjo barrë e madhe financiare i ka rënë Laportas për ta zgjidhur teksa Messi pret të likujdohet financiarisht bashkë me lojtarët e tjerë të cilët ulën pagat. Por një lajm i mirë të paktën për klubin ishte "Ok" që dha La Liga për të regjistruar dy blerjet e verës, Depay dhe Eric Garcia, ndërkohë që problemet e tjera duhet ende kohë që të zgjidhen.