Operacioni për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Tërbunit, Pukë
Në territorin e bashkisë Pukë vijon të jenë aktive dy vatra zjarri në masivin pyjor të Munellës dhe Tërbunit.
Në masivin pyjor të Terbunit zjarret kanë përfshirë 15 hektar me pyje pishe dhe ahu, ndërkohë që janë angazhuar për shuarjen 2 helikopter me kapacitet ujë-mbajtës 10 mijë litër, punonjësit e shërbimit pyjor atë të shërbimeve komunitare dhe 30 forca nga reparti i Vau Dejës.
Helikopterët po neutralizojnë flakët teksa forcat e angazhuara nga toka po ruajnë perimetrin e sigurisë.

Drejtori i Shërbimit Pyjor në territorin e bashkisë Pukë, z.Astrit Hyseni bën të ditur situaten, teksa apelon për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Po punojmë të mbajmë zjarrin nën kontroll.
Ai I bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në lëvizjen e këtyre banorëve në këto masive pyjore.