Kapshticë/ Flakin pakot me drogë dhe i ikin policisë, kjo kap shoferin që i solli nga Tirana
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë patrullimit të tyre në kufi të gjelbër, në afërsi të vendit të quajtur "Lugina e vogël" në fshatin Kapshticë, Devoll, kanë konstatuar në largësi dy shtetas, të cilëve ju kanë bërë me shenjë të ndalonin.
Ata nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, por u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dy pako me peshë 5, 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të hetimeve u bë arrestimi në flagrance i shtetasit F. Q., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se 48-vjeçari, ka transportuar me mjetin tip "Benz", nga Tirana në drejtim të "Luginës së vogël" këta dy shtetas së bashku me lëndën narkotike. Ai akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim

Gjithashtu në Pogradec u arrestua Lorenco Prishtina pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 5 doza me lëndë të dyshuar kokainë, 20 doza me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në lokalet e natë