"Të rishikohen kurrikulat për parashkollorët, fëmijët po merren me matematikë e harruan lojën e natyrën"
Isa Halilaj, zv/president i Sindikatës së Arsimit vë theksin në rishikimin e të gjitha kurrikulave, sidomos kurrikulat e arsimit parashkollor.
“Arsimi parashkollor është i copëzuar, i lënë pas dore bashkive. Askush nuk mban përgjegjësi. Kurrikulat e tyre janë për tu qarë hallin. Nëse në Shqipëri fëmijëve në kopshte u mësohet shkrim, lexim e matematikë në kopshtet në perëndim loja dhe natyra janë dy temat kryesore.
Në kopshtet shqiptare fëmijëve u mungon edhe loja edhe natyra. Duhet një vizion i qartë” thotë Halilaj i ftuar në studion e RTV Ora.
Sindikata e Arsimit ka bërë kërkesë për rishikimin e normave mësimore, të cilat janë riparë por “nuk janë të mjaftueshme”
”Kemi kërkuar të ulet norma mësimore dhe numri i nxënës, sidomos për nxënësit me tendencë braktisje kryesisht të komunitetit rom."
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe rritja e buxhetit për arsimin.
Intervistoi Xhoi Malësia
