Shalqiri po kalbet në Myzeqe, fermeri: Më kanë futur aq thellë në tokë sa nuk e ngre dot veten më
Qindra ton shalqir po kalbet në fushat e Myzeqesë.
Haxhi Kasapi, nga Karbunara e Lushnjes, kultivoi 1 hektar tokë me këtë kulturë që siç thotë i kushtoi 500 mijë, por shiti vetëm gjysmë e prodhimit.
Pjesa tjetër i mbeti në arë dhe tashmë nuk shitet më pasi ka kaluar pjekjen.
"300 kv ende pa shitur"
E njejta pamje edhe në parcelën e Hafiz Spahos në fshatin Hallvaxhias të Divjakës.
Ai kishte mbjellë 2 hektarë me kulturën e shalqirit, por nuk arriti ta shesë.
Fermerët thonë se shkak për këtë situatë ketë sezon u bë shtimi i sipërfaqeve të kultivuara me shalqin dhe bllokimi sipas tyre I eksporteve drejt Kosovës apo tregjeve të tjera të huaja.
"Më kanë futur aq thellë në tokë sa nuk e ngre dot veten më. Nuk po vijnë tregtarët dhe as kosovarët. Po nuk edhrën kosovarët këtu tek ne mbaron çdo gjë"
Këto ditë fermerët kanë nisur të pastrojnë parcelat për të kulturat e tjera, por thonë se humbjet me shalqirin i rrënoi ekonomikisht.
"Kemi ngelur ne dore te Zotit"
Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Bujqësisë, eksportet e produkteve bujqësore nga Shqipëria shënuan rritje me 17%.