Zjarret/ Arqipeshkvi i Shkodrës, Masafra: Shpresoj që Zoti të na falë
“Krim kundër natyrës” për të cilin shpreson që Zoti do të na falë.
Kështu e quan kreu i Konferences Ipeshkvnore, njëherësh Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, atë që po ndodh me zjarret në Shqipëri.
“Është gjynah. Sa vite duhen për të rritur një pishë e një pemë. Të mbrojmë natyrën e natyra do na mbrojë ne”
Më herët ipeshkvi i Rreshenit, në një postim në rrjetet sociale, shkruante se përgjegjegjësia kryesore është e autoriteteve shtetërore nuk mund të fshihet e as të mbulohet me ngrohjen globale apo me papërgjegjësinë e “çobanëve” zjarrvënës.
Por përgjergjesi sipas Dom Gjergj Metës kanë edhe qytetarët me pandjeshmërinë, pothuajse totale ndaj natyrës si një e mirë dhe pasuri e përbashkët.
Situata tejet e rëndë ku mijëra hektarë pyje e kullota janë djegur, është përcjellë me shqetësim nga klerikët, që në vazhdimësi kanë bërë thirrje ndaj besimtarëve të mbrojnë natyrën.
