Ekskluzive/ 1.5 mln euro u sekuestruan në portin e Barit brenda 2 muajsh, shumica me destiancion Shqipërinë

Eskluzivisht gazetarja e RTV Ora në Romë, Alba Kepi, ka mësuar se prej 21 qershorit 2021 e deri më 12 gusht 2021,

Janë 1.5 milionë euro para të padeklaruar e të kapura vetëm në portin e Barit nga autoritetet e Guardia di Finanza Italiane e nga Autoritetet e Agjensisë Doganore në këtë pikë kufitare, mëson ekskluzivish RTV Ora.

Gazetarja e RTV Ora në Romë, Alba Kepi, ka mësuar se kjo sasi parashë e padeklaruar është sekuestruar prej 21 qershorit 2021 e deri më 12 gusht 2021  

80 mijë euro u kapën vetëm pak ditë më parë të fshehura në një bidon me larës rrobash në lavatrice.

Janë 96 raste shkelje të paligjshme të shtetasve shqiptarë që kanë udhëtuar me para të padeklaruara nga Italia apo kanë tranzituar përmes Italisë drejt Shqipërisë.

Destinacion Shqipëria

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza në një komunikim zyrtar informojnë se vetëm gjatë kësaj vere me gjithë limitimet e lëvizjes për shkak të pandemisë globale, në portin e Barit janë kapur 1.5 milionë euro para të padeklaruar në hyrje në territorin italian, e shumica e të cilave me destiancion Shqipërinë.

"Bëhet fjalë, nënvizon komunikimi i Guardia di Finanza, për pasuri të fituara në të zezë ose nga fitime nga aktivitete tipike kriminale si shfrytëzim prostitucioni, o trafik lëndësh narkotike."

Sipas normativës ligjore italiane D.L 195/ 2008, kushdo që kalon kufirin kombëtar italian me një shumë parash mbi 10 mijë euro, duhet të bëj deklarimin në Agjensinë doganore të pikës kufitare kudp që kalon.

Gjatë kësaj stine vere 2021 e deri më sot janë regjistruar 96 shkelje ligjore e mosdeklarime parash të kaluar në kufirin italian drejt Shqipërisë e anasjellatas ( dhe pse shumica e rasteve është drejt vendit tonë) e për pasojë gjobëvënie deri në 43 mijë euro.

80 mije euro ne bidonin e laresit 


Pak ditë më parë në portin e Ankonës, gjatë një kontrolli të bërë në një autobuz të nisur nga Milano me destinacion Shqipërinë janë gjetur disa bagazhe pa pronarë në bordin e autobuzit. Në njërën prej tyre në brendësi të një bidoni që duhet të mbante larës rrobash për lavatrice të një marke të njohur, u gjet një qese plasitike me 80 mijë euro të konfeksionuara në 8 pako nga 10 mijë euro secila.

"Fshehja e tyre ishte kryer me një rregull arti", informon Guardia di Finanza e Barit.

Për RTV ORA, Guardia di Finanza e Barit sqaron e është hapur një proces ligjor ndaj personave të panjohur e deri tani nuk ka asnjë të denoncuar e as shoferi i autobuzit, që shpesh punon e pranon të marrë bagazhe e pako drejt Shqipërisë për një shumë mjaft të ulët parash deri 10 euro.

Shuma e parave u sekuestrua e çështja ka kaluar në dorë të autoriteteve gjyqësore për të hetuar udhëtimin e bagazheve pa pronarë, mënyrën e fshehjes së parave e shkeljet ligjore të parashkuara në një rast të tillë.

"Procesi hetimor ka nisur, informon për RTV Ora, një nga oficerët e Guardia di Finanza të Barit, e padushim hetimet do të mund të zbardhin përgjegjësit e destiancionin e këtyre parave".

Autobusi nga Britania 


Guardia di Finanza italiane informon gjithashtu se në portin e Barit u kapën në shkurt të 2021, në një autobuz i nisur nga Britania e madhe drejt Shqipërisë, 225 mijë stërlina angleze, baraz me 247 mijë euro.

Paratë ishin fshehur në një fund të dyfishtë artificial, krijuar enkas në serbatorin e karburantit të autobuzit.

"Është veçanërishtn intesive, puna  e repartit të forcave të Guardia di Finanza e Barit në luftë kundër fluksit të paligjshëm të parave që dëmotjnë ekonominë legale e konkurrencën e lirë të tregut.