AKU sekuestron të gjithë sasinë e akulloreve Mars nga subjektet tregtare në Korçë

13:48 AKU sekuestron të gjithë sasinë e akulloreve Mars nga subjektet tregtare në qarkun e Korçës

AKU sekuestron të gjithë sasinë e akulloreve Mars nga subjektet tregtare në qarkun e Korçës.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i AKU se Korçës Adham Papadhami, kur tha se sekuestrimet e para janë bërë tek subjekte të cilët kanë futur këtë akullore ditët e fundit, por sekuestrime janë realizuar edhe në të gjitha subjektet e tjera që kanë pasur gjendje akullore Mars.

Papadhami nuk ka bërë me dije sasinë e sekuestruar por ka thënë vetëm se sasia është e madhe.

Sipas drejtorit të AKU e gjithë sasia e sekuestruar do të rikthehet në vendin e origjinës ndërkohë që drejt drejtorisë qendrore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë nisur të gjitha procesverbalet e mbajtura për sekuestron e mallit.

11:56 AKU tërheq nga tregu akullore me lëndë toksike

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka tërhequr nga tregu akullore me lëndë toksike.

Veprimi është ndërmarrë pas alertit që u dha nga BE për përmbajtjen e tyre me element kancerogjenë.

Po kështu janë tërhequr nga tregu edhe çokollata Mars, Buondy, Twix, Snikers.

Një sërë produktesh akullore si akullore dhe bislota, prodhim i markave të njohura ndërkombëtare, si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, Nestlé, Pilpa etj, janë me përmjajtje të Oksidit të etilenit, dhe që disa vende të BE, si Franca, Belgjika, por edhe Serbia e Qipro i kanë hequr nga tregu.