Durrës/ Makina përplaset me patrullën e forcave "Shqiponja", 2 efektivë në spital

Dy punonjës policie janë plagosur në një aksident të ndodhur sot rreth orës 12:10, në lagjen nr.4,  Durrës.

Një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me motorin në të cilën ishin dy efektivë të patrullës së Forcës së Posaçme "Shqiponja" e cila ishte në shërbim, informoi sot policia e Durrësit.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.