Berat/ Përfshihet nga flakët kurora me pisha në malin e Partizanit, dyshohet i qëllimshëm
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 12 Gusht 2021, 21:14
Kurora me pisha në malin Partizan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Beratit të cilët kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit. Kjo është zjarrvënia e qëllimshme e dytë për ditën e sotme, 12 gusht.
Burime për Ora News bëjnë me dije se policia po punon për kapjen e autorit të zjarrvënies në kurorën me pisha në malin Partizan pasi cilësohet edhe si frymëmarrja e qytetit të Beratit.
