Aksidenti në Durrës/ Policët udhëtonin me motor, një prej tyre në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës
Dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Durrës mbetën të plagosur pasi u përplasën nga një makinë ndërsa ishin me shërbim!
Dy policët e identifikuar me inicialet K. H., dhe A. K. kanë qenë duke lëvizur me motor kur ku goditën nga mjeti tip Benz që shihni në pamje.
Ata u dërguan fillimisht në Spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se njëri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë ndaj është sjellë për trajtim të Specializuar në Spitalin e Traumës.
Aksidenti u shënua rreth mesditës në lagjen numër 4.
Dinamika e aksidentit mbetet e paqartë, por siç tregojnë pamjet ne aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër.
Paraprakisht thuhet se makina që përplasi motorin e forcave Shqiponjave po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndaj drejtuesi i identifikuar si Shkëlzen Kraja është ndaluar deri në zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Gjatë muajve të fundit, janë shënuar disa raste, kur drejtues të automjeteve kryesisht luksoze kanë përplasur efektivët e Policisë së Shtetit në krye të detyrës duke u rrezikuar jetën.
