Miliona euro për plehrat e Durrësit, Pano Soko: Skenë e mirëpunuar që disa njerëz fitojnë lekë

Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat për të dhënë me negocim tenderin për depozitimin e mbetjeve. Është vendosur që ato të realizohen për fondin 287 milionë e 216 mijë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro. Kjo procedurë është publikuar në faqen e prokurimeve publike në datën 9 gusht duke i hapur rrugën kësaj bashkie që të kontaktojë më subjektet që kanë kapacitet të përpunojnë mbetjet.

Po çfarë ka ndodhur?

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko i ftuar në studion e Ora News na tregon: Qeveria do të japë një shumë mbi 3 milionë euro nga taksat qendrore, pra nga taksat e qytetarëve të Shkodrës, Vlorës, Tiranës për inceneratorin që do të menaxhojë mbetjet e Durrësit.

A është kjo kriminale?

Pano Soko kujton se një vit më parë qeveria refuzoi tre variantet e menaxhimit të mbetjeve që ofroi bashkia e Durrësit duke i dhënë një variant tjetër i cili është shumë herë më i shtrenjtë.

“Bashkia e Durrësit i vajti një vit më parë me 3 variante por qeveria nuk i pranoi asnjë variant por i tha do bësh variantin më të shtrenjtë duke i çuar mbetjet e Durërsit në Tiranë.  Bashkia e Durrësit i paguan inceneratorit të Sharrës 42 euro për ton.

Variant më i shtrenjtë që ofroi bashkia e Durrësit shkonte 11 euro për ton. Jo i tha qeveria do bësh këtë variantin tjetër.”

“Kjo është  skenë e mirëpunuar që disa njerëz fitojnë lekë” thotë më tej Soko në studion e lajmeve të Ora News me gazetare Matilda Mcinin ndërsa tërheq vëmendjen se nuk kemi të bëjmë jo vetëm me një problem financiar por dhe strukturor.

“I hoqi të drejtën për ta vetë-administruar situatën e mbetjeve duke e future në këtë hulli.

Çfarë bën inceneratori që vetëm e ka emrin të tillë? Aty kemi vetëm një landfield.  Ai merr 42 euro për ton vetëm për ti future mbetjet në gropë, kur bashkia e Durrësit ka pasur landfildin e vet ku e bënte falas. Ia hoqën dhe tani duhet të paguajë miliona euro.”

Ky është seri e krimit ekonomik në vazhdim që po ndodh. U bë një vit që ne nisma “Thurrje” kemi dorëzuar në SPAK denoncimin për inceneratorët por nuk është bërë asgjë”

Një karantimin i dytë?

Një temë tjetër e diskutuar në studio ishte dhe mundësia e një karantimi të dytë nëse do të kemi një përhapje të madhe të koronavirusit

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.

“Ne jemi shumë të dobët për të përballuar një karantim qoftë edhe me përmasa të vogla. Shpresoj shumë që situata të mos vijë duke u agravuar deri në pikën që të rishikojmë masat, por nuk besoj se do të ketë.”